Sikur të “filozofosh” tani – Astrit Çerma
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sikur të “filozofosh” tani,
Ashtu siç është “filozofuar” dikur:
– Njerzia do të zinte me gurë.
Mjerisht..kjo, gjithashtu qëndron,
Edhe po të “filozofosh” tani,
Ashtu siç do të “filozofohet” më vonë.
Më keq e stërkeq ai që “filozofon”
“Filozofinë”, që duhet për…tani…
– Gurët..Majtas, djathtas i ka breshëri…
Ata që “filozofojnë” duhet ta dinë:
Dikur..një tra e mbante..çatinë…
Tani..me tarac e kemi shtëpinë..
A.Çerma.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com