August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti

U rrita me buzëqeshjen mes lotësh,
Me lumturinë që lulëzoi mbi dhimbje,
Më trimërinë që e mundi frikën.
Shuaja etjen më lotin tim të kripur,
E ngopa barkun më thërrmia shprese
Ujita shpirtin më djersën time!
Me ankth mbulohesha netëve të gjata..?!!
Rinia më ngeli nëpër rrugicat e fatit.
E ti sot, ma vret buzëqeshjen!
E ti sot, mi prangos ëndrrat!
Ti ..po po ti, që nuk ngopesh dot!
Ti , që më shikon më përbuzje e neveri!
Ti ,që fshihesh pas kollares!
Ti ,që ma rrëmbeve dheun ndër këmbë!
Pa më thuaj …?
A ta pata borxh !?
Aq sa ke të drejtë ti, kam edhe unë!
S’jam i varfër unë, që mbështillem me lecka,
Shpirti im ka thesar dinjitetin tim.
I varfër është shpirti yt, i tkurrur nga verbëria
Nuk të kam inat, as nuk të urrej!
Nuk e kam për zakon ta mallkoj vëllanë,
Më beso,më vjen keq për ty,
Për gjurmët e turpit, që i le prapa!
Të çmova,për atë që kam menduar se ishe!
Tani njoh vetëm portretin tënd, të akullt.
Uroj të zgjohet një ditë ndërgjegjja jote,
E t’i gris ëndrrat, që ndërtove mbi kurrizin tim!

Ardita L-Gj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com