Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ty t’i fala lutje e uratë
Se shpirtin ta kam falur në një kohë të vështirë
Shpirtin tim mbuluar nga një re e dendur malli
Ku rrufetë e egra çdo ditë godasin pa mëshirë
E ku bashkjetojnë dashuria, brenga dhe halli
Unë ty ta kam falur zemrën time si një dhuratë
Zemrën e mbuluar nga re e dendur e dashurisë
Me zemrën time ti fala edhe poezi, lutje e uratë
Dashuria e shpirtit tim,bukuroshja e Dardanisë
Jan A Kosova
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com