Udhtari – Martin Camaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nga “Lirika mes dy moteve” (1967)
Udhtari
Gjithditën n’udhtim më lagu shiu i butë
e në muzg drita e fshatit nga larg
nuk më ngushlloi,
kujtimi i drandofilles së kuqe nën diell
s’m’a hoq mërzinë …
Ti nuk e din se si asht gjumi
mes frymës së grues e zjarmit
në votër.
Nesër vehem për rrugë për të shkelë
të gjitha majet rresht.
Martin Camaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com