Vite në harresë – Mirjeta Hasa

VITE NE HARRESË.
O vite qe me vrate vitet,
i kam borxh vehtes
jeten qe i vrava ditet.
Endrrat e thurura
qe tani rrine strukur,
ne harrim vitesh.
Nderkohe une jam kerrusur
nga pse-të e pse-ve,
qe si gjeta kurresesi.
Ah,borxh i kam nenes,
qe me fali jeten,po iku,
shpejt ne amshim.
Borxh i kam dashurise,
qe nuk dashurova
ne çdo qelize.
Borxh u kam femijeve,
qe nuk i plotesova
çdo deshire.
I kam borxh natyres
qe nuk e eksplorova
ne cdo gjiriz.
Borxh ma ka vellai,
perqafimin ne ditet
me trishtim.
Dhe borxh ,do ma keni
ju te gjallet,po nuk pata,
nje gure ,dhe nje ,
qeparis atje mbi varrin
tim te perjetesise,
ne amshim pa kthim.
MIRJETA HASA.
Divjake.