August 15, 2024

Çast…meditimi… – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇAST,,,MEDITIMI,,,,
autori Pullumb Ahmeti,,

Aty ku valët Joniane lehtazi vijnë mbështeten,
ku pulëbardhat lirshëm zhyten për një peshk,
aty ku koloviten varkat lidhur me cima prehen,
aty te Moli ndalet të pijë me ëndje kafe një poet.

Ja, Jugë e Bardhë tek fryn e shtyn ca flokëza,
re të bardha si shtëllunga në duar gjyshesh,
aty ku shpërthen me dufe në të qeshura vashëza,
aty me aromën e jodit thellë shpirtit, mbushesh.

Sirena e vaporit prish qetësinë mëngjesore,
ja,erdha unë, mbushur, në gjirin tënd të ankoroj,
sa zbardh agimi Lëkurësit,mbijnë rrezet e para diellore,
sa më rrëmben kjo natyrë,shpirtin nga malli më shëron.

Nga Manastiri Dyzet Shenjtorë nga gjumi zgjohen,
ku sirenat përplasin zërat e tyre te muret shekullorë,
tej nga ngushtica disa varka me vela bregut afrohen,
ku me zërat melodiozë shpirtrat e shënjtorëve tundojnë.

Ja poeti me fletën e bardhë vargjet hedh menduar,
dhe sytë e lotuar ka tretur përtej majëmalit të Miles,
një pulëbardhë si përherë pendë të bardhë i lë në duar,
e butësia e saj i vjen si fllad ku i thotë; Mirëmëngjes!..
*******
Varg Ahmetian,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com