August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIKTATORET

Dhe ishte nje hotel i madh ne Moske
me nje emer te cuditshem Kozmos.
Une desha te bertas poshte! diktatoret me mustaqe,
syte e tu te trembur klithnin “mos”.

Dhe ishte nje hotel i vogel ne Spanje,
me nje emer te bukur Dos Passos.
Une desha te bertas poshte diktatoret me uniforme,
dora jote dridhej,” kemi femije,mos!”.

Dhe ishte nje hotel ne Tel Avivi,
nuk e mbaj mend mire,ndoshta Amos Oz.
Une desha te bertas poshte diktatoret me sy,pa sy,
buza jote dridhej”femije kemi,mos”.

Dhe ishte nje hotel qe s’harrohej kurre,
ne qytetin e engjejve Los Anxhelos.
Une desha te bertas poshte diktatoret makartiste,
kurmi yt dridhej i gjithi:mos,mos…

Dhe ishte nje hotel ne Ballkan,
me nje emer te vecante Demos,
Poshte diktatoret me brekushe bertita
klithma jote gojen me mbylli ” mos”.

Keshtu u enda qyteteve,hoteleve,
bota ka temperature,zien ne kaos,
diktatoret ngrejne dolli me gjak njeriu,
zeri yt dridhet “kemi femije,mos…”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com