August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Xhevrije Kurteshi Nimani

ERDHA

Ka kohë që nuk jemi parë
As telefonatë e as letër nuk kemi shkëmby,
Por nga mendja e shpirti, kurrë nuk të largova.

Jetuam në kohë të pa kohë
Edhe afërsia jonë u bë e pamundur,
Kujtimet e bukura sëbashku me ty
Më mbajtën të fortë e të gjallë.

Prandaj sot erdha
Me një trëndafil në dorë,
Më duket dera qënka e rënduar
Apo fuqia e duarve të mia, sa qenka dobësuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com