Forca – Selajdin Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Forca
S’vidhet dot
Në askund premtimet nuk sillen
Ndaj dashuria jote e pastër sot
Vetëm ura në jetën tënte tirren
Malli ynë po del në dritë
Dhembje pak e pak pikëllim
Thirrja jote në çdo fjalë pritë
S’është humbur gjë, këtu jam trim
S’do harrosh, s’të mungon vargu
Çfarë na mundon s’e thua dot
Këtu vaji nuk zë vend e s’bëhet harku
Të thrras në ëndërr, prap eja sot
Bëj çfarë të sjell në botëra t’huaja
Do të qëndroj këtu, atje tendë ruaja
Nga libri “Labirint” 2012
Selajdin Gashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com