Gjemb trëndafilash – Flora Idriz Peci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJEMB TRËNDAFILASH
Mos thuaj se rrënjët e dashurisë i ke në lule
Ajo u vyshk bashkë me gënjeshtrat tua
Mbase mendove në gjemba trëndafili
Aty qëndron ti, aty është foleja jote
Xixë stralli i ditënetëve të errëta
Humnerë është kalaja e shpresëdhënies sate
Ik mos lë gjurmë, larg kutërbojnë
Ëndërrshuar në horizontin e pafajësisë
Dashuritë nuk jetojnë në qiell
Hapërojnë nëpër margjina tokësore
Universi qëndron me to
Ti lidh pakt me djallin
Qëndro në gjemba trëndafilash
Aty e meriton folenë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com