August 7, 2024

Kerraba e bariut, tim eti – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KËRRABA E BARIUT,,TIM ETI
Kujtime shpirti
Si gjarperi që kafshon për të helmuar
për të kapur derdhur kërraba harkuar…

Në oborr varur në degën e manit
sa kohë mes viteve aty ka qëndruar
kërraba e tim eti derdhur prej metali
më flet heshtur unë rri duke vështruar,,

Kujtimet burojnë shpirtit nostalgjinë
dëgjoj pllajave zile këmborë bagëtish
era sjell gurgullimë përrenjsh fëmininë
zhurma tingujsh fyejsh longar melodish,,,

Kërrabën e mora në dorë ,e ledhatova
ndjeva në të dorën e ngrohtë të tim eti
zërin paqëtor sa herë pranë tij shkova
fliste;jeta bir,s’është lojë,luftë prej vërteti,,

M’u drodh kërraba apo unë u drodha
druri i piksit prerë e latuar si atë ditë
loti faqes teposhtë rrodhi ,s’e ndalova
melodi me fyell erdhi e m’u ul në shpirt,,

Të kam thënë;kërraba është për të kapur,
eh, jetën me kërrabë mbërthyer më kanë
ditë natë larg jush jeta kohë më ka plakur
hallet tëngë mes tingujsh fyelli zë i qajmë,,,

E vara degës së manit shkundi kokrrat
dikur fëmijë hipja e shkundja fort degët
iku me erën vegimi i tim eti nga kodrat
kujtime malli sot shpirtin thellë më prekën
*****************************************************
Vargje Ahmetiane,,,autor Pullumb AHMETI 3/5/2016

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com