Kjo është e vërteta – Ardjana Dragoi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KJO ËSHTË E VËRTETA
Mbaj ca vite mbi shpinë dhe një shpirt të trazuar
Bëj jetë të vështirë, me ëndërra ngarkuar
E desha këtë jetë dhe kur s’më dha gjë
Ia desha çdo rrugë , ku qava nën zë!
Jam përsëri unë , nuk mund ta besoj
Dhashë pak apo shumë , asgjë nuk ndryshoj
Lëkura m’u regj , tek mblidhja veç gurë
Në rrugët e jetës , pa bërë gabim kurrë!
Mëso dhe beso që t’ia dalësh vetë
Dëshira mos zgjo kur nuk iu jep jetë
Në sa rrugë ka jeta, ti s’mund të kesh fat
Kjo është e vërteta që ne e mbajmë largë!
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com