Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi
LIS I MADH, UKSHIN HOTI
Burrat e drejt, janë pak më të sertë,
Mësuesi im,
e qe besa, Lisi i Madh, pat rrënjë të thella
deri në Ka të Zi Pellazgjik, n´në(n) Tokën e Dard(h)anisë!
Fjala oshëtimë e thënia Fortunë edhe ditëve me Diell,
se helbete, Moti në të luajtur ishte,
e gafil nuk bën të na gjejë!
Në Politikën e mirëfilltë, Diplomacia, ajkë në vete,
e të dya bashk në dy gjunjë para Atdhetarisë
Mësuesi im,
po deshëm njerëz të mbesim, dinjitoz para emrit,
apo, dybidyz n´manafikllëk?!
Alternativa e mesme, vetëvrasje për së gjalli,
pa emër, pa zemër, me shpirtë të tëhuajsuar!
Njeriu mbetet Njeri, për aq sa vertikalja jeton,
dinjitet-humbje i thonë, nënshtrimit
e pa të s´dijmë as dijnë kush jemi, ose e dijmë që jem askushi
nëpërkëmbë, pjesë e lojës pseudogladiatore!
Mësues,
TI nuk kërkove spjegim nga ne, e ne nga vetvetja po, duhet,
ku të lamë e kah vajte, apo ku të quan?!
Ndërgjegja, godet qebesa, se, Lis i Madh, në Rrugë të ngushtë ishe,
e Trupi, Lavdinë ta mbanë
e as moti emrin e nderit, s´ta lanë as thanë!
Po, Mësuesi im,
ka një pyetje, kërkon përgjigje dhe spjegim
se heshtja në pambarim, nuk mund të zgjasë
e me plot arësye, zgjidhjen, duhet vënë n´krye
se veç Gordiu lidhte nye!
Emri Yt thërret ndërgjegjen:
– A ka kush që m´japë përgjegjen?!
…
Mentor Thaqi VS., 06.05.2011