Nëna ime – Alisa Sila

Nëna ime
Kur u nda nga jeta
E shtrënjta Nëna ime
Na la të vegjël
U rritëm me mundime
Në ëndërr cdo natë
E shikoj ngahera
Më afrohet ngadalë
Dhe më ledhaton
Dhe nga gjumi natës
Me puthje më zgjon
Ah o Nëna ime
Sa mall kam sa mall
E doja ta përqafoja
Sikur të ish gjallë!
Sikur të ishë gjall
E shtrënjta Nëna ime
Dhe do të cmallesha
Me shumë përqafime
Dhe të na shikonte
Sa shumë jemi rritur
Dhe vetëm në kujtime
Me Nënën nxjerrim mall
Nuk na pa duke u rritur
Nuk e patëm pranë
Ngre kokën nga qielli
Yjet rri vështroj
Nëna e shtrënjta ime
Bekime më dërgon
Nuk na pe tek rriteshim
E shtrënjta Nëna ime
Vec nga Yjësitë
Na con vec bekime
Nëna ime
E shtrënjta ime