Njësoj, i njëllojtë… – Tonin Nikolli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJЁSOJ, I NJЁLLOJTЁ…
Më thupron mendimi,
se në erën e fundit,
boshti i tokës u spostua….
Meridianët dhe paralelet,
u shtypën,
si një gardh,
kur e shkel një makine,
dalë prej rruge…
Besimi në zot,
nuk vlen më…
Atëherë,
puth vetëveten
dhe ekulibrin,
ve pa zë…
Varja…!!!
Sot është ditë tjetër.
Unë jam njësoj.
I njëllojtë,
si dje….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com