August 9, 2024

Atdheu im i vogel, hallemadh… – Helena Halilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atdheu im i vogel, hallemadh…

Atdhe o bir!
Sa qan o bir e nuk i dhimbsesh askujt.
Te degjojne yjet dhe ujerat, te shohin malet dhe lulet.
Atdhe o bir qe nuk fluturon me shoket tu.
Ti bir i bukur, me i bukur se krejt shoket tu.
Plot asht e plot vite mbi supe u kerruse.
Mban bijte e vegjel qe te rendojne me shume.
Luanet e huajt te kane sakatuar e pergjakur.
Ti bir qe je bere plot plage dhe ne balle te kacavjerren krimbat e morrat, te rrine brejtesit neper trupin tend.
O bir, atdheu im i pafjetur e i pazgjuar, dremitesh.
As nuk fle, as nuk zgjohesh.
Te mashtrojne enderrat, te tradhetojne o bir…
Atdheu im hallemadh!
Helena Halilaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com