Grua e huaj, e fshehur – Xhuljeta Ferraj
GRUA E HUAJ E FSHEHUR!
………………………………………………………….
Grua e huaj ,e fshehur,
Gjarpërushe e feizbukut,
Kush të ftoj në jetën t’ime?
Mysafire e pa ftuar.
Në tryezë për ty s’ka vend,
Hija jote është e rënd,
Hyn në çdo zemër të pastër,
Helmon me vrerin tënd.
Emri im lartësohet,
Me shantazhet e tua,
Ata që janë miq të vërtet,
Kurrë nga mua s’u larguan.
Nuk e di ,nëse je e çmendur?
Apo xheloze e sëmurë?
Apo je magjistare e “djallit”?
Apo të pagoi dikush?
Ligësia jote do mar fund,
Nga ligji ,dhe nga Zoti,
E thotë edhe “populli” ,
Bleta shkon mbas mjaltit.
Nëse profumi im të jep bezdi,
Ver një mask të zezë përpara,
Je më keq se “Korona virusi”,
Bakter që vret njerëz të pafajshëm.
Më punoj poçari im,
Që kur isha baltë e njomë,
Mos lufto më kot me mua,
Se nuk më thyen dot.
Suksesi im, është halë në sy,
Kur ekrani më bën dritë,
Laku që ngrite për mua,
Ty një ditë do të mbysë.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ-
17/05/2020.