Thirrja e një tingulli – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
THIRRJA E NJË TINGULLI
Thirrmë në tingull
aty ku ti dridhesh!
Si mund të ndjehesh aq bosh
kur përtej dhimbjes jam unë?
Kapërceje atë prag
me emblemën e kalorësisë
ku dhimbja godet
trurin, trupin, shpirtin.
Ç’u turbullova në një moment
në shtrëngim vene
ku do të shpërthej gjaku i gjakut
në formën e dy zemrave
në një.
Buzët nuhatën
puthjen më të zgjatur
me qerpikët e kthyer
në vizionin tënd.
Zoica Gjolla Popi!
Angli
11 – 9 – 2018
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com