Ata pa varre – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ATA PA VARRE
I thirrën në emëra
pyetën për ta
ku janë
askush s´përgjigjet
Ua kërkuan varret
munguan eshtrat
kuptimin fjalët se mbajnë
Ngrysjeve të muzgut
tej murit të mjegullave
veq Zanat i panë
N‘Lezhë Gjergjin e madh
Bogdanin në Prishtinë
n’Gjuhadol Fishtën
Budin në lumin Drin
Ku e gjëjnë prehjën vallë
Gjergjat Vigan
e dy Pjetrat tanë
Tre të zhvarrosur
më eshtra pa varr
i katërti dikund mbi valë
Fran Tanushi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com