Njemij’e 99-dhjet’ e shtata – Enver Reka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJËMIJ’E 99_dhjet’ E SHTATA
Kam mendime të turbullta ,se po më afrohet data.
Nuk dehem këto ditë,
dua që të shkruaj momente nga qasti ,
kur hëna dhe dielli bëhen bashk’ e qielli dorëzohet,
le bllof edhe varrin e Tufinës,
mi shkoj pas dëshirës .
Ah,sikur ta kisha lexuar Hemingwejin,
turbullinat në letër ishin gëzu.
Nuk ishte përvëluar shpirti,
sikur me 21 Maj ,datë kjo,
kur qielli mu hap ,
nuk më mori ,
tek ti erdha me vrap .
21 Maji i vitit njëmij’ e nëntqind ‘e nëntdhjet’ e shtatë,
SHIPNIA ISHTE FLAK’ .
U dogja n’at flak’…
Ashtu i djegur n’Kosovë ,shtigjeve t’lirisë
nuk u ndala as sot ,
për ti dhën’ drit’, akoma SHIPNIS’.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com