August 9, 2024

Pjata e hidhëruar – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PATATJA E HIDHËRUAR

Nën dhe futi kokën
Patatja e hidhëruar,
Mos të shoh çka ndodhë- tha
Në këtë botë të trazuar.

Nuk kalon ndo’j ditë
Mos jem e mërzitur,
Nga ajo çka ndodhë
N’këtë botë të çoroditur.

Njeri ngrit pallate
Tjetri shemb teatër,
Kush kryen punë me lek
E tjetri me hatër.

Rrëzohet qeveria
Kënaqen apetite,
Vrapin nuk e ndalin
Për të ëmbëlat karrige.

Fajsojnë njeri tjetrin
N’punë e shantazhojnë,
Në fjalime e debate
Me fyerje e teprojnë.

Babai për të bijen
Merr para me thes,
Mendon se flliqësirat
Bota s’i merr vesh.

Njeri nga korona
Tjetri vdes në gjum,
Njeri nga ataku
Shumë tjerë të dëshprumë.

Fëmiu në mes rrugës
Mban dorën të shtrirë,
Vjen një i pa shpirt
E shqelmon n’peshqir.

Si arritëm vallë
N’këtë shkallë pa njerëzi,
Nuk kem aspak mëshirë
Dhe për një fëmijë!

Milionat e shtetit
Shpërndahen pa mëshirë,
Ai që vjedh më shumë – thot
Jam udhëheqës më i mirë.

E populli i mjerë
Me duar në xhepa,
E sheh se ç’po ndodhe
Me paratë e veta.

Është i pa fuqishëm
Në vend diçka t’ ndryshohet,
Sepse vota e tyre
Çdo herë keqpërdoret.

E nga gojë e popullit
Vie çdo ditë mallkimi,
Punës suaj shpejt
Ka per t’i dalë tymi!

18.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com