August 5, 2024

Betimi i Fazli Greiçevcit para vdekjes në burg! – Riza Greiçevci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Riza Greiçevci

BETIMI I FAZLI GREIÇEVCIT PARA VDEKJES NE BURG!

Shkele i thane, me kembe flamurin!
Peshtyje i thane, me goje flamurin!
Shaje i thane, me nane flamurin!
Shkyeje i thane me duar flamurin!
Në daç jetën me ta falë
Tregoj shokët, fis e farë…
….
S’i verboj syte e mi!
S’ia shëmtoj këtë bukuri!
Dua flamurit gjak me i dhanë!
E kam babë, e kam si nanë!
Dua flamurit me i dhanë jetë!
Për flamurin dua me vdekë!
Dhe flamurin e puth n’ballë:
Unë pa Ty s’jam shqiptar!
Kështu ka thanë Fazliu rrufe
E dha jetën si me le
Mbylli sytë, me faqe t’bardhë
N’atë çast shpirti i ka dalë!
….
DOKTOR ALI SOKOLI:

(17 gusht 1964: UDB-ja, krah shqipfolësve,
i thanë Dr. Ali Sokolit:“Ka vdekur nga veremi!
O nënshkruaje vdekjen e tij, o do të pësosh kështu edhe ti!”
Dr. Sokoli:“Ju e vratë mësuesin Fazli!
Për të gjallë s’e nënshkruaj krimin!”)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com