Derrkuci dhe gomari (fabul mantovane) – Suzana Alimani
DERKUCI DHE GOMARI
(fabul mantovane)
Sërish në dasëm ftuan gomarin
u vesh, u ngjesh, zërin e kroi:
“Tashmë më njohin, jam bërë i famshëm
ndoshta më vënë dhe të këndojë.”
Samar i hodhën dhe ca bidona
të vejë në krua, të mbarti ujë
diçka mban mënd nga e kaluara,
por sedra nuk e lë në gjunjë.
Kaloi mbrëmja, sazet kërcisnin
gomari lodhjen s’e ndjente hiç,
“Jam rritur, tha, zë maturuar,
tash jam gomarë e jo një krriç.”
Zërin aspak s’e konsumoi
që të ankohej siç bëri vjet
veshë përveshur bente detyrën,
kostumi bërë si për ibret.
U mbyll ahengu, ikën dasmorët,
gomari shkretë seç ra në krizë
po le zhgënjimi që po e brente
diçka i fliste në veshë si mizë.
Zgërdhihet gardhit një dërkuc:
“I mjeri ti që shpresa mbanë
të ftojnë në dasëm të mbashë ujë,
mos qaj tani si kalamanë.”
I ngriti veshët frët gomari
dhe sytë i qeshën me djallëzi:
“Ah, mik i dashur, ma the dhe vjet
apo më duket, nuk ishe ti…”
Që të mbaj ujë më ftojnë mua
paçka i ziu se shumë u lodha
te njëjtën gjë ma tha yt atë
rahmet te ketë, u bë bërxolla.
#suzanaalimani2019