Fishkellon treni ti ti ti {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FISHKËLLON TRENI TI TI TI
{ Për fëmijë }
Oriku e Benjamini
Kanë një tren të vogël,
Dukej shumë i bukur
Dhe pse ishte lodër.
Binarët nga druri
Në mes një tunel,
Shumë vagona pas
Tërhiqte menjëherë.
Dhe përskaj binarëve
Vendosur shumë shenja,
Tregonin gjatë rrugës
Si si ishte gjendja.
Ti, ti, ti, treni
Fishëllonte me vrik,
Paralajmron fëmijët
Rrezikun në trafik.
Shpesh ndez Benjamini
Ca shenja ndriçimi,
Për gjitha veturat
Ndalim qarkullimi.
Lojën me këtë tren
E luajnë çdo ditë,
Deri sa Benjamini
STOP-in lartë e ngrit.!
20.05.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com