Flas me Nënën (29 vite pa nënën) – Avni A. Neziri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Flas me Nënën
(29 vite pa nënën)
Avni A. Neziri
Vitet ikin lotët po rrjedhin
kujtimet, ëndrrat na i vjedhin
lëngon shpirti e sytë me lot
rrudha balli më mbushet plot
si nuk njohe mbesë as nip
n‘prehërin tënd si s‘u ngrohen
kush t‘u falë këshillë e zemër
gjyshe të dijnë vetëm si emër
Nënë shum vite çë kalojnë
dhimbjen tonë vetëm shtojnë,
nëpër dallgë na përplasin
ëndrra e kujtime me ty flasin.
Avni A Neziri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com