August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDJENJË

Nuk e di kush je,
por dua t’them
që m’bëre të qaj,
po sikur fëmija kërkues
që si zë bytha vend.
Ngrita kokën të shoh akrepin e “sahatit”,
por mos t’harroj atë çast
kur ti m’kthen në vetvete,
e më bën të qaj.
Pse nuk më lë
në mendimet e mia
prej endacaku?
Apo, pikërisht këtë e doje,
që unë të shkruaj
poezinë e jetës?
Boll deri këtu,
po, po ndaloj,
po mbyllem,
të endem prap,
të mos qaj.
E, për këtë
të jem mirënjohës,
bëra poezi nga shpirti,
i dalur nga ashti
i shtatëqind brezave.
Ndoshta, nuk ishte akoma 10 pa pesë e mëngjesit,
koha që unë takohem
me vetveten,
emocion i papërshkruar,
ndjenjë perëndie,
lotët rrjedhin faqeve,
prej syve dalin gurrë,
ti vetëm lutesh,
falënderimin s’do të doje
ta ndalje kurrë.
Në këtë “dakik”
të këtij mëngjesi
ndodhi mrekulli,
rrodhi si gurrë kjo poezi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com