Në këtë mëngjes…! – Eduart Veli
NË KËTË MËNGJES ..!
Në këtë mëngjes,përshëndeta Hënën ,që ishte në të perënduar.
Këtë mëngjes,fola me dallëndyshet,që poshtë ballkonit bënin folenë.
Këtë mëngjes,pranë teje, ndjeva se jam shumë i dashuruar.
Të gjitha mëngjeseve si ky ,do të doja tu thurrja një poemë !
Këtë mëngjes,asaj që ka emrin e detit Jon,dua ti çoj fjalë.
Na mori malli të gjithë,krahë hapur dy pëllumba
të presin!
Këtë mëngjes më folën zëra shokësh,dikur kur
isha djalë.
Këtë mëngjes,rrugët ku shkela një jetë, të gjitha më përshëndesin!
Këtë mëngjes,do të doja të përqafoja mësuesin e klasës së parë.
Është larg,por unë me rrezet e diellit do tja çoj një përqafim.
Sot,putha flokët e nënës, një jetë më mëkoi me të ëmbëlat fjalë .
Këtë mëngjes,të gjithëve,dua tju përrcjell një të bukur urim!
Uroni, kë keni pranë,është bukur kur dita me një urim fillon,
Këtë mëngjes,dua tju uroj me vargje, të gjithëve
dua tju fus në poezi.
Këtë mëngjes jam në çdo zemër që rreh e aqë bukur dashuron!
Këtë mëngjes dua të thërras në kupë të qiellit ; Emrin “Njeri”!
Këtë mëngjes,në ballkon çerdhen ndërtojnë dy dallëndyshe.
Në vjeshtë,do të shtegtojnë ndoshta qëndrojnë në Rumeli.
Këtë mëngjes,doja të fillonte një jetë e re ,një botë ndryshe.
Në miliarda njerëz,të nëshkruaja me emrin tim “Eduart Veli “!!