August 10, 2024

Unë jetoj për sytë e tu – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË JETOJ PËR SYTË E TU

Në ëndër më dalin sytë e tu
Me syt e tu unë ëndëroj
Përgjumësh i falem jastëkut
Dhe në shpirtë turfulloj

Botën imagjinare me ta shikoj
Si në përralla mbretërish fisnik
Me asgjë jo si ndërroj
Dhe me të mijët i kamë ngjit

E pamundura vetëm ënderohet
Ndjehem e mbushur në kraharor
Mezi pres natën të errësohet
Ëndrash në gji të të shtrëngoj

Aty ndjej lumturin e vërtetë
Rrahjet paqen gjejnë në zemër
Ështê gëzimi im në jetë
Sytë e tu , jo , sjanë ëndër

Ndoshta jam poetja që ëndëron
Të jem pronarja e syve të tu
Vargun dot smund ta ndaloj
Unë jetoj për sytë e tu

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com