Mall mërgimtari – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mall mërgimtari
Ju lashë male
Me dëborë
Të lashë ARBËR
Dhe Arborë
Ju lashë fusha
Me lulëkuqe
Të lashë nuse
Buzëburbuqe
Të lashë motër
Faqekuqe
Ju lashë
Ara me ugare
E lumenj
Me ujëvare
Ju lashë varre
Të të parëve
Të lashë lopë
E manar
Të lashë shok
duke qarë
të lashë Llap
I dëlirë
Të lashë qen
Lidhë n’zinxhirë
Të lashë magje
Me pak miell
Të lashë nënë-
Dritë e diell
Pa dëshirë
U largova
N’shpirt e n’zemër
U helmova
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com