Mos trazo plagen – Zymer H. Haliti
MOS TRAZO PLAGËN
Hesht të lutem sot mos thuaj asgjë
le të qëndrojmë bashkë pa asnjë zë
fjalët,kujtimet,ditë,netë,që kanë ikur
kur me afsh e ëndje të kam pritur…!
Sot dua vetëm të shikoj ata dy sytë
qê dikur të prisja vetëm të të shikoj
eh iku,perendoi ai diell për ne dytë
kur prisnim njëri-tjrtrin ,ende kujtoj
Hesht të lutem hesht,mos më trazo
s’dua të prish imazhin asaj pranvere
por,të lutem një gjë dije e mos harro
ishe e vetmja lule që n’zemër mbete.
Sot je para meje si një zonjë e lartë
unazën e tjetrit po e mbanë në gisht
eh,për ne perëndeoi ajo kohë e artë
kishim një ëndërr,një ëndërr e brishtë
Sot mos trazo plagën e vjetër-kujtim
le të ecë lumi jetës në shtratin e tij…
dua tê jem pak çaste në këtë takim
si dikur që ishim zjarr e shkëndijë…!
Zymer H.Haliti