N’prushin e mendimeve, limoj daltën – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
N’prushin e mendimeve,limoj daltën.
M’duhet të skalit fjalët për qoshe muri.
Sh’ndrisin metaforat kur u largoj baltën.
Shpirti im fisnik,u hedh krahve,një sedër burri.
Vargjeve u bëj,nga një qafore me gjemba.
Të ruhen,kur kacafyten me hijenat dhe langoj.
Kuq e zi jemi njêlloj me mua, nê zemër e remba.
Fluturon dhe na rrëmben muza,me krah’ dragoj..!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com