Poetit anonim – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
POETIT ANONIM
Eca rrënjës tënde gjenetike…
Nga djersë e ballit linde
Pikë-pikë derdhur,
Suvenir fosfori i lënë në hipotekë.
Edhe sikur nesër të vdesësh
E nga hiri yt të ringrihësh,
Përsëri i varfër,
Degë e rrënjës do të mbetesh,
Se ti,
Kaltërsi qielli je
Ngritur bajrak
Në një kasolle yjesh
Ku u farkëtove njeri.
@seti pezaku vladi
21/05/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com