August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

P R I T J A

Aty ku bën vala shkumbë,
ndërmjet tokës edhe zallit;
sa gjatë të kam pritur unë,
si shkëmbi te bregu i mallit.

Mes bungajash valvitesh ti,
si një pulëbardhë e llastuar;
bashkë e ndajmë një vetmi,
një jetë përgjysmë të jetuar.

Unë po pres të fryjë një erë,
e të më vish si vjen një valë;
një valë e lehtë në pranverë,
që hyn në zemër pa fjalë.

Dhe shfaqesh ti si në vegim,
e m´i lidh pisk vargjet e mia;
për poetin s´paska shpëtim,
se vec në pritje lind poezia.

[idem@isai]

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com