August 10, 2024

Shikom mirë – Enver Reka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHIKOM MIRË

Edhe pse i zhveshur para teje rri,
skulptur e shekujve të nëndheshme
ti vështron .
Merr skuadra e skuadra ,
prap azgjë nuk kupton.
Mendon se jam i vërtetë ,
para syve tu,
i dalë nga “punishtja e farkatarit në Romë.”
Shikomë mirë ,
jam i punuar nga dy prindërit në një dhomë .
Je e bukur ,por kopje moderne,
lexo Blinkun.
Do e kuptosh dy sekond’shin tim
dhe dyshimin me pyetjen,
pse nuk erdhe !?
Për dashuri jam arkeolog me intuit
dhe nëse je fallse
e ndjej atë neveri,
në saje të dy sekondshit,
që në mua rri.
Lexoje blinkun,
mos më thuaj lamtumirë ,
Ik në heshtje
dhe mëso për dashurin’!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com