August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

STRES

Ndjehem i parcelizuar
si një qerre e braktisur,
thjesht, mullar i përgjysmuar
provincial i boshatisur.

Më quajnë një Don Kishot
ata që janë të vërtetë,
humbëtirë në këtë botë
shekulli pesëmbëdhjetë.

Dhe nuk mund t’u shpëtoj dot
dhe ta fsheh nuk më ka hije,
vetëm njërës s’i shkoi kot
mikes sonë ,Zonjës Hajrie * .

H. Mehmetaj, nga vëllimi ” Vajza e ujëvarës ” 2012

* Hajrie Rondo,artiste e shquar e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Autori aludon për një poezi vlerësuese të sajën , kushtuar autorit me titull: ” POETIT TË HUMBËTIRËS ” Llakatund ,Vlorë .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com