Kliiiithmë, Kliiiithmë..!? – Zihni Ndregjoni
KLIIIIITHMË ,KLIIIIITHMË .!?
Klithmë , a e ndigjoni.?
Është mjerimi .!
E nxjerr prej shpirtit të sakatum,një fëmi.
I pa ngrënë e pi.!
– Eeeej…..!!
A është e drejtë,a keni shpirt.?
Kjo jetë e mjerë,fort m’ka godit.
Zotni zengjina,loti po mi nxjerr dhe syt.!
Ju zengjinllar a keni fëmi.?
Thikën nga vetja a e keni kthy.?
A e dini se vuajtja të vret.
Poj me jetu, veç ju paskeni të drejt.!?
Jam fëmi.
A mund të rritem, i pa ushqy.?
Eeeej ju zengjina , turp e gjynah.
Ketë botë, në varr mjerimi e keni kthy…!!
A e ndigjoni,nji thirrmë te mjeri.
Ai me bërtit ,s’ka as fuqi.!
Është vocrrak,i pa ushqy.
Kliiiiiithmë ,kliiiiithmë ,e mjerimit të zi….!!