Novruzit me halle shume – Servet Xhelili
NOVRUZIT ME HALLE SHUME
O djem bilbila te kenges,
A ben tu kerkoj nje nder?
Ca fjal te dala prej zemres,
Sot i hodha ne defter.
Mi kendoni keto vargje,
Me ze te lart e me kenge,
Shtruar e ashtu dukaçe
Me gryk e iso te rende.
Nuk dua kenge per vete,
Se s’kam timeri te bera,
Po per Novruzin me derte,
Q’ja keputi fillin gjema.
Kenge per Novruz Havarin,
Qe i shkoi jeta ne halle,
Shembulli djerses se ballit,
Dhe i luftes mbi andralle
Per Novruzin halle shume,
Kalitur ne varferi,
Per burrin qe s’ra ne gjunje,
Qe s’vuri gjume ne sy.
I percill hallet e tija,
Me ate buzen ne gas,
Hajde Novruz bukuria,
ç’emer qe ke lene pas.
Tu be sheshi shkemb te porta,
Qysh te doli ajo fryme,
Qysh te hipne ato rrota,
Te shqyen e tu ben xyre.
Zot i madh ç’qe ajo dit,
ç’qe per mbi ty ai mal,
Pse s’te than se çfar te prit,
Te keshje mbajtur menjane,
Keshje vene terezi,
Kohet e fundit o djale,
Me shtepi e prokopi,
Me djersen e ballit lare.
Nuk qe fat qe ti gezoje,
Grua femij e te gjitha,
Te erdh ora qe te shkoje,
Me plag e i bere çika.
Mal me halle,dhe nje jete,
O trimi qe s’re ne gjunje,
Mal i rend dhe ai mjet,
Qe erdh e te vu ne gjume.
Te qofte dheu i lehte,
Dhe femijet te te rojne,
U rehatofsh ne xhenet,
O vella i fshatit tone.
Kjo eshte ajo qe un dua,
Ta kendoni o Bilbila,
Ti Fatosh e grupi juaj,
Si ato kenget per trima.
SERVET XHELILI
Kete kenge ja kushtova,NOVRUZ HAVARIT,legjendes se vuajtjeve,dhe simbolit te njeritu te ndershem,qe e jetoi jeten e tij te shkurter me djersen e ballit duke i sfiduar me buzen e tij te qeshur vuajtjet dhe varferin qe nuk ju ndane kurre dhe asnjehere.Ai do ngelet per Dukatin simbol i luftetarit te pa perkulur ne lufte me dallget e medha te jetes,qe ai i pati te shumta si askush tjeter,por qe kurre su thye,dhe kurre s’ra ne gjunje.Hallet kete trim te heshtur e gjeten gjithnje ne kembe,edhe vdekja po ne kembe e gjeti,simbolin e qendreses!Me te drejten e autorit,kam kenaqesine qe çdo grup ne Laberine tone ta kendojne dhe ta kujtojne Novruzin ne kenge.
Faleminderit!