August 8, 2024

Para lapidarit të lavdisë (Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut) – Rrahim Sadiku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Para lapidarit të lavdisë
(Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut)

Atdheu atë ditë merrte gjak nga gjaku Juaj,
Për agime lirie i duheshin dhurata trimërie!
Aty, në Stagovë, si lisa që nuk shkulen,
“Ja ku jemi” – si ndër shekuj duke i thënë armikut!
Syrin në shënjestër duke e mbajtur prore,
Me besim, dhembje e vuajtje – vertikalisht,
Ngrehur shkëmb qëndrese e shprese,
Gjithnjë ballin lart për sot e në ditë të bardha lirie.

Edhe dheu atë ditë ishte pjesë e qëndresës,
Luftës së pabarabartë triumfonte atdhedashuria,
Plumbat përshkonin trupat e qielli lotonte,
E pëllumba binin në Altarin Atdhe,
Bota të na njihte si shkëmb lidhur me tokën,
Kur armët mungojnë, armë e kemi kokën.

Dhe ja tek ngrehet lapidar lavdie,
Nga të rënët u flasin prore të gjallëve,
“Jemi këtu, sot e deri në pafundësi,
Nuk do e lëmë kurrë pa liri trollin e të parëve!”
Dhe në atë truall gjaku i Juaj ngulitur,
Krenari e dhembje lidhur përjetësisë,
O nënë, vëlla, bir… plagë të shumta hapur,
Liri e keni emrin dritës së lirisë!

Më 21 maj 2015

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com