Pritja – Violeta Kadriu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PRITJA
S’e kam dijtë se sa dhembë pritja
gjersa të takova TY,
e vështirë, si n’majë t’shkëmbit ngjitja
pa ra në gjumë e pa mbyllë sy!
Oh,sa ditë e netë kam pritur,
të kam pritur, pritur kot
m’ka gërryer malli e dëshira
e jastëkt i kam larë me lotë!
Ti nuk dijte qka është kthimi
as në jetë s’do ta dijshe kurrë,
me vite m’ka rëndu trishtimi
pse për ty u bana urë.
KURRË në jetën time
unë më s’kam me të dashtë,
kurrë më dora jote
s’ka me mujtë me m’prekë.
Edhe nëse vuaj a çmendem
ani, ani nashtë,
veq Zoti e di prej teje qka kam hjekë!…
— Violeta Kadriu, 5/10/2020, Podujevë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com