August 7, 2024

Thirrjet e zëmrës – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

THIRRJET E ZËMRËS

Një zëmër
thërret
dhimbshëm.
U bë kohë pa u
ndier,
Kyçur brënda
shpirtit,
Shpërthimit
ishte thirrja…

Heshtja e viteve,
si shtrëngata
e vriste,
Sa dhe flugerët i
prishte.

S’ndalej së
kërkuari zëmra
shtegëtare
T’i rrinte pranë,
qoftë dhe si
hije…

I ndjente zëmra
e mikes
Sinjalet e
akorduara në kode…
Shpesh buzë
detit shëtiste.
Një dallgë enkas
e cërkonte,
Si yll i zbritur i
rrinte përballë
syndritur.

Dritën dhuratë
prej dielli,
Që koha ia pat
mbuluar me
dimër.

Afrohej e ngopie
s’ndiente
Prej aromës së
gjirit…
Nektar i trupit të
saj, lule.
Në emrin e vjetër
i thërriste,
Emër, që vetëm
zëmra e tij e
dinte.

Fytyrës
cipëhollë
rrodhën ca pikla
loti…
Loti i mirë
dhimbje-malli…

Hapsirës, më
shumë dritë
rrezatonte,
Dritë-shpresa
ndrinte syve…

Y.P /MAJ – 2019 –
———///////———

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com