Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MALLI I MËRGIMTARIT
Çdo ditë jeton e malli nuk e mund
Në shpirt mban dhimbje pa fund
Çdo vit pritje sikur ëndërr e zgjuar
Malli mërgimtarit etje e pashuar
Plagë vetmie në heshtje mbetur
Dhimbje në zemër e pa shëruar
Në vend të huaj i shkelur si gjethe
Malli mërgimtarit etje e pa shuar
Malli për familjen çdo herë mbyt vetminë
Dashuria për Atdhe shpirtin djeg e përvëlon
Të huaj në mërgim e të huaj në Atdhe
Si zogjtë shtegtarë kur kërkojnë fole
FK
22.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com