Nganjëherë… – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NGANJËHERË…
Nganjëherë më duket se jetoj
Në ishullin e Robinsonit
Duke u rikthyer në të kaluarën
Vetëm kur ajo më duhet…
Gjinjtë e dallgëve më zgjojnë gruan,
Fletët e pemëve si libra lexoj
Dhe sjam vetëm.
Nganjëherë hija e Meduzës
Më kthen në një guvë kujtese
Ku ruaj eshtra poetësh…
Odisea plak gjithnjë më shpie
Në mijëra udhëtime
Që do doja ti bëja
E si bëra kurrë…
Nganjëherë hija e Makbethit
Më lan këmbët
Me gjakun e të pafajshmit
E më fshin me peshqirin e harresës.
Nganjëherë…
Brenda të gjithëve jam, nganjëherë…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com