Pranë Adriatikut – Eleni Mingu Bircaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PRANË ADRIATIKUT
Në bregun e San Cataldos, në Itali,
këtë mbasdite po kaloj
në bukurinë magjepse nën kaltërsi,
ku dhe valzat drithëruse belbëzojnë.
Janë po të njëjtat valëza gazmore
që më ledhatonin dikur fëmijë,po kështu,
nën rrezet e arta diellore,
zhytur si sirenë ,në ujin e tejdukshëm, blu.
Janë po këto valëza
që lagin bregun tjetër,
qytetin tim të ëndrrave, Vlorën
ku kam lënë gjurmët e jetës.
Eshtë po ky det,i Adriatikut,
që e adhuroja shumë që fëmijë
pa ditur rrugëtimin e jetes
ndodhem përsëri në njërin breg të tij.
E.M.B. (23-6-2017)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com