Refren jete! – Manushaqe Hoxha Laçi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Refren jete!
Shkëlqen dielli në maj
duke shkrirë akujt mes nesh,
ngurtësuar sa një mal
formuar me ta ajzbergë.
Dhe lulet që çelën
e ndanë me ne aromën.
Hapën petalet vyshkur në degë
që lënguan bashkë me tokën.
Do dalim nga gllabërimi
që të jetojmë pranverën.
Të largojmë mjerimin
t’ja mbajmë të mbyllur derën.
Të përpiqemi për të ardhmen
që mirësia të mbizotërojë
Të mbjellim dashuri
dhe gjithkund të lulëzojë.
Nga toka plot aromë
jehon zëri i pranverës.
Është në dorën e njerëzimit
qē vetes ti zbukurojë jetën.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com