Te kasollja i vajtën të mjerit – Fatmir Gjata
Te kasollja i vajtën të mjerit,
për ti dhënë kutinë e sheqerit
Pak oriz, makarona e fasule,
e nga mbas edhe tufë me lule.
Dhe i priti tek dera nga jashtë,
kur po vinin ngadalë të gjashtë
Njeri mbante paketën në dorë,
tjerët filmin për televizor.
Edhe qanë që të gjashtë me lot,
çfarë mjerimi që paska në botë
E të mjerin shtrënguan në gji,
duke parë nëse shihte njeri.
Për atë që na sheh që nga lart,
për parajsë edhe ferrin e zjarrtë
Jemi vëllezër të ndarë që djep,
vetëm shteti na merr e na rrjep.
Edhe hëngri i mjeri ca ditë,
duke lutur të gjithë perënditë
Makarona përzier me grosh,
se dhe dhëmbët i ranë në at’ moshë.
Dhe të gjashtë e bënë një festë,
me shampanjë e mish qengji në mes
E ca pako bënë gati për tjerë,
për tu ndier gjithmonë milionerë.
Dhe nuk di sinqerisht çfarë mendoj,
kur e shoh plakun prapë në nevojë
Pavarësisht se pashë vetë kur mori,
një kuti prej kartoni nga zori.
Sepse lot ja përdorën monedhë,
por askush nuk ja hoqi një zgjedhë
Mbet aty i leckosur me zhele,
duke pritur një pjesë të një thele
Fatmir R Gjata