Ti dhe nga busti shkruan poezi, Havzi Nela! – Eduart Veli
TI DHE NGA BUSTI SHKRUAN POEZI,HAVZI NELA!
Të erdha pranë sot në Kukës,poeti Havzi Nela.
Era ti rrëmbente lehtë të bukurat kaçurrela.
Nuk doja poet,por dy pika loti më ranë nga sytë
Me lotë dhe me zemër poet ,mëkohen poezitë!
Të erdha bashkë me shoqen time të jetës Setin,
Në kukës i thashë,do të takojmë Havzi Nelën, poetin.
Nga Ksamili bukur buzë detit një buqetë lulesh
të dhurojmë.
Poetët nuk vdesin kurrë ,në vargje mes gjakut të zemrave jetojnë!
Nga busti poet,ti vazhdon të shkruash vargje për lirinë.
Sytë e tu shohin larg ,krejt Kosovën dhe gjithë Shqipërinë!
Vargjet e tua ndrinin si rreze dielli,ndriçonin si pishtari në errësirë.
Ti poet,fluturoje lart mbi re në qiellin e vranët si një zog lirë!
Që nga busti,bisedojmë për poezinë, ja marrim një kënge shtruar.
Poezia dhe kënga tek ky shesh,kurrë nuk kanë
për të shteruar.
Poet i lirisë ,se lirisë i këndove poet,për ty liria kishte ngjyra ylberi.
Nga Çamëria të dërgon selam,një tjetër tribun..,
Bilal Xhaferi !
Nuk mbytet poezia në litar,ajo është si dielli,si dita që agon.
Poezinë se venitin as shekujt,poezia brënda në
zemra rron !
Sot u çmallëm me ty poeti i lirisë, me zemër të madhe e flokët me krela.
Edhe sot me mua e shkrove një poezi o tribuni poet, Havzi Nela!