August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EUROPË

Ooo, më ke mbshtetur në cepin e fundit të shpisë sime!
Ma ke mbshtetur ujkun për ashti, derisa ma ke mbyllë n’palcë
Ma dogje fidanin e stërmbjellë, e stërmbirë në unin tim
E unë..? Unë e njoma trungun e shkrumbuar nga dorë e jotja!
E njoma me lëngun e shpirtit tim! Ah me sa kryneqësi!
Edhe diellin ma kafshove me dhëmbë; ma ktheve në hënë.
Unë kurrë s’u ndala. As ditë, as netë. Rrugët e mia i jetova vetë.

Të shof të ngordhur, o bishë e pangopur me mishin, e gjakun tim!
Edhe pas kafshimeve, sytë ka me t’i verbu bukuria ime,
E shpirtin ka me ta ngrënë gjuha ime e lashtë, pellazgjike!

Ti pret vdekjen time, ndërsa unë mbi supe mbaj arkivolin tënd.
Ti bishë e llastuar nga Zonj’ e jote, tani je e shtrirë në arkivol njeriu.
Kjo shpresë që t’mban, është lugati, që ti e polle dhe e rrite.
Po vjen ajo dita kur unë kam me t’parë mish t’pjekur n’sofer t’Zonjës tënde!

Më ke shkelë në fyt, kur kam zënë të këndoj; e n’këmbë, kur u hodha n’valle!
M’u bëre lakuriq nate, kur zura me lexu. Tokën ma mbulove me histori t’shpifur!
Vorret m’i vërshove me lumin e hardisur, e n’ato gropa vure eshtrat e lugetëve tu!
Ti e din më mirë, ç’madh’si t’dhëmbëve kanë lugetërit, e ç’zehër mbajnë
Tash, ma shumë ke frikë ti, se un, nga shpirtnat e lugetve tu, se ti i njeh ma mir se un…

Mua, edhe kur të vdes, kanë për t’ma bërë dasmën më të madhe! Me daire,
Se ty kur t’martohesh, e n’shtëpi ke me futë një lugat, e me pjell lugetër të ri.

Ooo bishë!
Ti stuhi, me shkreptim’e bubullimë, ma hoqe dallëndyshen nga çerdhja e vetë
E ngujove korbin e zi, me thonj të bardhë, dhëmbë të kuq, e mjekër të ngrirë!
Çdo pikë gjaku imi i derdhur, është një lindje imja e re. Është një vetëvrasje jote.
Kam shum gjak.
Do derdh aq shum gjak sa ti kërkon, derisa një ditë gjaku im ty ka me t’ngulfatë!
Mijëra herë m’vrave! Unë u ringjalla, e u ringjalla! M’shëndrrove n’legjendë!
Tani ty të pengon legjenda ime!
Nesër ke për të vrapuar, si tregtar i çmendur, legjendat me m’i ble.
Eshref Berisha

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com