August 10, 2024

Fundpranvere… – Nexhi A Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fundpranvere…

Nga dritarja e hapur,
Dielli vjen me rrezet e para.
Hyn fshehtas ne dhomen time,bashke me melodine hyjnore,ndihet nga larg
Hyn ngadale ne shpirtin tim.

Rend mendja ime te arrije
Ate muzike madheshtore,
Futet brenda meje, trishtohet,gezohet me vargjet qe fshehur diku
Ne zemer i ndjej.

Rrezet fshihen pas nje reje te bardhe
Fluturojne ne kete mengjes fundpranvere,
Zemra troket si shiu ne dritaren gjysem te hapur,
Muzika vrapon ,ndjehet ne agimin e zbehte.
Zgjohet dhe ai ta degjoje.
Me fton te braktis kete bote
Nuk flet me,trembet nga vdekja.
Njerezit jetojne me friken e te nesermes.

Muzika,dielli jeta
Sa larg i mbajne ata,
,ne kete bote te humbur
Si nje shkretetire e mbulon
Pluhuri i eres fryn i nxehte nga larg…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com