Garën e jetës e fitova – Xhuljeta Ferraj
GARËN E JETËS E FITOVA!
……………………….
Nëse do me pyesje sa të dua?
Nuk do t’i gjeia dot fjalët,
Nëse do më pyesje se sa vlen?
Ja kalon edhe diamantit.
I kaluam stuhitë e jetës,
Në këtë botë egoiste,
Shumë herë ngelëm pa gjumë,
Duke luftuar me ankthet.
Asnjëherë nuk më le vetëm,
Kur dhimbja më kaplonte,
Me duart e tua të vogla,
Lotin në faqe ma fshije.
Puthja jote është forcë,
Buzqeshja jote ilaç për shpirtin,
Përqafimi një kala e fortë,
Zëri jot melodi për shpirtin.
Të dy e ndërtuam jetën,
Me peshë të rëndë mbi kurrizë,
Dikur me themele mbi rërë,
Sot një kështjellë me gurë.
Jeta të bëri burrë para kohe,
Kur ende ishe filiz i njomë,
Sot je mençuria e familjes,
Je krenaria e fisit tonë.
Garën e jetës e fitova,
Ti je medalja ime prej floriri,
Krenohem me ty o bir,
Ti je gjithë bota ime.
………………………………………………………….
Autorja-Xhuljeta -Ferraj-24/05/2020.
Dedikuar djali tim që sot mbush 20 vjeç.
Të dua shumë biri im.♥️