Grafi – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Grafi
Përpëlitesh në shtratin e ngushtë,
ke dhimbje koke e nuk gjen qetësi.
Flak batanijen befas ndjen ftohtë,
mbulohesh prapë ndjen e zagushi…
Më kot i mbyll sytë nuk ke gjumë,
turfullo ne shtrat si drenushë në afsh.
Ngrihesh lëviz si i burgosuri në dhomë,
Përplas derën pastaj e gjuan grusht.
Askush sta di zjarmin që vlon në gji,
ndjenjën bën theror prej krenarisë.
As zoti lart në qiell hallin nuk ta di,
si njeh të gjitha simptomat e dashnisë.
Me këto ecë e jake zbardhi mëngjesi,
për dreq më në fund mbaruan cigaret.
Plasesh në krevat si një deng leshi,
në djall shkofsh poet që mi shtove hallet.
Miku Artit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com